Tetor 23, 2020 15:30 Europe/Tirane
  • Tre shpërthime në një bazë të koalicionit saudit në Meareb të Jemenit

Burimet lokale në Jemen kanë njoftuar për tre shpërthime të mëdha në një bazë të forcave të koalicionit agresor të Arabisë Saudite në provincën Meareb në qendër të Jemenit.

Faqja informative “Al-Kabar Al-Jemeni” duke cituar burime lokale, ka shkruar se këto tre shpërthime kanë ndodhur gjatë natës së të enjtes në bazën “Tedavin” të forcave të koalicionit agresor saudit në provincën Meareb të Jemenit dhe sipas të gjitha gjasave, këto shpërthime ishin rezultat i sulmit raketor ose me dronë nga ana e ushtrisë së Jemenit.

Sipas këtij burimi, në këto shpërthime janë përfshirë dhoma e operacioneve, kulla e vëzhgimit dhe depoja e armëve dhe municionit në këtë bazë të koalicionit agresor saudit.

Deri më tani akoma nuk është publikuar ndonjë raport zyrtar nga ana e ushtrisë dhe komiteteve popullore të Jemenit ose nga ana e burimeve zyrtare të koalicionit agresor të Arabisë Saudite në lidhje me këto shpërthime të mëdha në këtë bazë ushtarake.

 

Tags

Komente