Tetor 24, 2020 19:34 Europe/Tirane
  • Forcat jemenase sulmojnë me dronë aeroportet saudite

Forcat jemenase kanë kryer sulme të reja me dronë kundër dy aeroporteve dhe një baze ajrore në Arabinë Saudite në shenjë hakmarrje ndaj agresionit vdekjeprurës të Riadit në vendin e tyre të varfër.

Zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit, Gjeneral Brigade Jahja Sarei, tha në një deklaratë të Shtunën se dronët luftarakë jemenas Kasef-2K sulmuan aeroportet në rajonet Xhizan dhe Abha të Arabisë Saudite si dhe një bazë ajrore pranë qytetit Khamis Mushait, raportoi TV al-Massirah i Jemenit. Ai shtoi se mjetet ajrore pa pilot goditën me shumë saktësi objektivat e përcaktuara, duke theksuar se sulme të tilla hakmarrëse do të vazhdonin për sa kohë që mbretëria saudite do të vazhdonte agresionin e saj ushtarak, bllokadën dhe sulmet ajrore kundër Jemenit. Qendra hulumtuese ACLED me bazë në SHBA, që kryen hulumtimin e konflikteve, vlerëson se lufta në Jemen ka marrë më shumë se 100,000 jetë gjatë pesë viteve të fundit.

 

Tags

Komente