Tetor 25, 2020 14:03 Europe/Tirane
  • Qeveria e Irakut: Vëllazërinë Myslimane nuk e konsiderojnë grup terrorist

Zëdhënësi i Qeverisë së Irakut ka deklaruar se organizatën Vëllazëria Myslimane e konsiderojmë pjesë në procesit politik të Irakut dhe këtë organizatë nuk e konsiderojmë grup terrorist.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ahmed Mola Talal, zëdhënësi i kryeministrisë së Irakut, sot (të dielën) në një program televiziv, tha se Vëllazëria Myslimane është pjesë e themeluesve të procesit politik dhe ka marrë pjesë në hartimin e Kushtetutës së Irakut.

Ai shtoi: “Katër kryetarë në legjislaturat e ndryshme të Parlamentit të Irakut kanë qenë nga ana e Vëllazërisë Myslimane dhe ne në Irak nuk i konsiderojmë ata si organizatë terroriste. Partia Islamike në Irak dhe organizata Vëllazëria Myslimane kanë marrë pjesë në procesin e hartimit të Kushtetutës pas vitit 2003 në këtë vend dhe janë pjesë e jetës politike në Irak. Vendosja e emrit të çfarëdo lloj grupi në listën e terrorizmit në Irak bëhet vetëm pasi që ai grup të ketë kryer veprime terroriste kundër qytetarëve ose të ketë kapë armët në dorë për të luftuar kundër qeverisë dhe strukturave shtetërore të vendit. Bashkëpunimi i qeverisë së Irakut me Vëllazërinë Myslimane nuk ka lidhje me atë se si trajtohet kjo organizatë në vendet e tjera të botës”.  

Vlen të theksohet se para kësaj, mediat irakiane kanë publikuar një dokument që tregon se Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Irakut ka refuzuar kërkesën e Ligës Arabe për ta shpallur organizatën Vëllazëria Myslimane si grup terrorist në Irak.

Tags

Komente