Tetor 25, 2020 14:45 Europe/Tirane
  • Grupet e rezistencës palestineze kërkojnë shtimin e rezistencës kundër regjimit sionist

Lëvizja Hamas, Xhihadi Islamik dhe Al-Ahrar të Palestinës në reagim ndaj martirizimit të të riut 18 vjeçar palestinez nga forcat ushtarake të regjimit sionist, ka theksuar shtimin e rezistencës palestineze në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan kundër forcave ushtarake të regjimit sionist.

Amer Abdurrahim Sanubar, i riu 18 vjeçar palestinez nga fshati Jetma, sot në afërsi të qytetit Nablos është vrarë nga forcat ushtarake të regjimit sionist.

Kanali televiziv Al-Menar njoftoi se lëvizja Xhihadi Islamik i Palestinës me anë të një deklarate, vrasjen e Amer Sanubar e ka quajtur pjesë të terrorizmit të regjimit sionist dhe ka theksuar aktivizimin e të gjitha formave të rezistencës në Bregun Perëndimor të Palestinës për t’u përballur me krimet dhe terrorizmin e kolonëve sionist dhe forcave ushtarake të regjimit sionist.

Hazim Kasim, zëdhënësi i lëvizjes Hamas, gjithashtu ka deklaruar: “Përgjigja e popullit të Palestinës ndaj vrasjes së Amer Sanubar është vazhdimi i rezistencës dhe revolucionit dhe shtimi i Intifadës kundër pushtuesve”.

Lëvizja tjetër palestineze “Al-Ahrar” gjithashtu me anë të një deklarate ka theksuar: “Me vrasjen e Amer Sanubar është regjistruar edhe një krim tjetër dosjen e zezë të regjimit sionist dhe përgjigja ndaj këtij krimi është rezistenca e armatosur dhe operacionet heroike”.

Njëkohësisht me nënshkrimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes EBA dhe Bahrejnit me regjimin sionist, forcat ushtarake sioniste kanë shtuar krimet dhe dhunën kundër palestinezëve.

Tags

Komente