Tetor 25, 2020 19:17 Europe/Tirane
  • Vendimi i Emirateve të Bashkuara Arabe për të blerë sistemin anti-dron nga regjimi sionist

Princi i Kurorës i Abu Dhabit njoftoi vendimin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të blerë lloje të ndryshme të sistemeve të përparuara anti-dron nga regjimi sionist.


Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, Princi i Kurorës së Abu Dhabit, Muhamed bin Zajed shtoi se në fushën e blerjes së sistemeve anti-dron, janë vendosur kontakte me disa kompani të huaja të mbrojtjes, përfshirë disa kompani izraelite. Ai tha se sistemet do të blihen për përdorim nga Ushtria, Forcat Ajrore dhe Forcat Speciale të Emirateve të Bashkuara Arabe. Disa burime të informuara raportuan gjithashtu kontakte të vazhdueshme nga Emiratet e Bashkuara Arabe për blerjen e dy sistemeve izraelite, sistemin SPYDER-SR me rreze të shkurtër dhe sistemin SPYDER-MR me rreze të mesme veprimi. Sipas këtyre burimeve, kontakte janë duke u zhvilluar gjithashtu me kompaninë ushtarake izraelite "Rafael" për të blerë një sistem anti-dron të pajisur me sisteme lazer.

 

Tags

Komente