Tetor 26, 2020 08:40 Europe/Tirane
  • Mobilizimi publik në Gaza; Rriten krimet izraelite

Duke bërë të ditur se regjimit sionist ka injoruar gjendjen e të burgosurve palestinezë Saraya al-Kuds, krahu ushtarak i Xhihadit Islamik Palestinez në Rripin e Gazës, njoftoi një mobilizim të përgjithshëm.

Konflikti palestinez-izraelit ka pasur dy dimensione gjatë muajve të fundit. Dimensioni i parë është përafrimi i disa vendeve arabe me Shtetet e Bashkuara për të normalizuar marrëdhëniet me Izraelin dhe dimensioni i dytë është rritja e krimeve të regjimit izraelit duke përdorur qasjen mbështetëse të disa vendeve arabe.  Një nga pasojat e rëndësishme të normalizimit të marrëdhënieve deri më tani ka qenë ajo se situata e regjimit izraelit përballë Palestinës ka ndryshuar dhe regjimi, i cili përballet me shumë probleme të brendshme, ka marrë më shumë mbështetje nga jashtë për krimet e tij kundër Palestinës. Sot, media arabe mbulon dhe publikojnë më pak krime të Izraelit dhe shumica e lajmeve kanë të bëjnë me marrëveshjet e kompromisit me Izraelin. Ndërkohë, shkalla e krimeve të Tel Avivit kundër palestinezëve është rritur ndjeshëm. Në rastin e fundit, Amer Abdul Rahim Sanobar, një 18 vjeçar palestinez nga fshati Yatma afër Nablusit, u qëllua për vdekje nga militantët sionistë. Për më tepër, situata e Maher al-Akhras, një i burgosur palestinez në burgjet izraelite, është përkeqësuar ndjeshëm dhe i burgosuri 49-vjeçar i ka shkruar vullnetin e tij popullit palestinez.  Regjimi sionist arrestoi Maher al-Akhras më 27 korrik pa asnjë akuzë. Ai ka qenë në një grevë urie për 90 ditë në shenjë proteste për ndalimin administrativ të tij dhe të një numri të konsiderueshëm të të burgosurve të tjerë palestinezë. Ahlam Haddad, avokati i të burgosurit palestinez, tha se al-Akhras kishte udhëzuar popullin Palestinez për të mbrojtur atdheun e tyre. Situata e këtij të burgosuri palestinez ka zemëruar njerëzit dhe grupet e rezistencës në këtë vend. Në këtë drejtim, paralajmërimet ndaj regjimit sionist në lidhje me situatën në Al-Akhras janë rritur dhe Saraya Al-Quds ka njoftuar një mobilizim publik në Rripin e Gazës dhe është vendosur në gatishmëri të plotë. Kjo situatë tregon se një pasojë tjetër e marrëveshjes së kompromisit të disa vendeve arabe me regjimin izraelit është mbështetja e palestinezëve në aftësitë e brendshme. "Qasja e amerikanëve dhe kompromistëve arabë ndaj Palestinës është se palestinezët nuk do të hyjnë në parajsën amerikane të paqes për sa kohë që janë kokëfortë dhe për këtë më mirë është të shkojnë në ferr," shkroi analisti politik palestinez Mutasim Hamadeh në një shënim të botuar nga agjencia e lajmeve palestineze Ma'a. Me fjalë të tjera, palestinezët kanë arritur në përfundimin se Shtetet e Bashkuara dhe kompromisët arabë nuk do të marrin masa derisa Palestina t'i nënshtrohet planeve të kompromisit.  Kështu, në tre muajt e fundit, grupet palestineze kanë theksuar vazhdimisht dështimin e negociatave dhe kompromisit, duke deklaruar se rezistenca është qasja e vetme ndaj krimeve izraelite. Eshtë provuar shumë herë se regjimi sionist është i prekshëm nga qëndrimi i palestinezëve i orientuar drejt rezistencës. Ish Ministri Izraelit i Luftës Naftali Bennett theksoi se Netanyahu është i paaftë për tu përballur me sulmet me raketa nga Hamas dhe Xhihadi Islamik dhe se kjo situatë do të vazhdojë për 20 vjet të tjera.  Më në fund, krimet e fundit izraelite kundër palestinezëve, përfshirë martirizimin e një 18-vjeçari dhe situatën e rëndë në burgjet izraelite, provuan edhe një herë se ajo për të cilën ranë dakord Bahrejni, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Sudani me regjimin sionist dhe ndoshta disa vende të tjera arabe, që pritet t’i bashkohen procesit, me padyshim nuk është një marrëveshje paqeje.

Tags

Komente