Tetor 26, 2020 14:21 Europe/Tirane
  • Ushtria e Jemenit sulmon përsëri aeroportin ndërkombëtar “Abha” të Arabisë Saudite

Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit një ditë pas sulmit të kryer kundër aeroportit ndërkombëtar “Abha” të Arabisë Saudite, ka njoftuar për sulm të ri kundër këtij aeroporti.

Kanali televiziv Al-Menar i Jemenit njoftoi se Jahja Sari’e, zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit, ka thënë: “Njësiti i dronëve në ushtrinë e Jemenit sot në mëngjes (të hënën) ka me një dron “Kasif K2” ka sulmuar aeroportin ndërkombëtar “Abha” të Arabisë Saudite. Në këtë sulm është bombarduar një zonë e rëndësishme ushtarake brenda në aeroportin “Abha” të Arabisë Saudite. Ky sulm si dhe sulmet e tjera kundër aeroportit “Abha” dhe bazës ushtarake “Khamis Mashit” që janë kryer gjatë disa ditëve të kaluara, janë bërë në kundërpërgjigje ndaj krimeve të koalicionit agresor saudit dhe bllokadës së vendosur ndaj Jemenit”.

 

Tags

Komente