Tetor 27, 2020 15:35 Europe/Tirane
  • AAP: Kodsi nuk shitet, as me urdhrin e Izraelit dhe as me urdhrin e Amerikës

Zëdhënësi i Autoritetit Autonom të Palestinës ka deklaruar se Kodsi nuk shitet as me urdhrin e Izraelit dhe as me urdhrin e qeverisë së Amerikës dhe as me urdhrin e asnjë shteti tjetër të botës.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Nabil Abu Rudejna, zëdhënësi i AAP, ka thënë: "Palestinezët në asnjë mënyrë nuk pranojnë planet e sioniste dhe amerikane si "akordi i shekullit" dhe "aneksimi i tokave të tjera të Bregut Perëndimor të Palestinës në territoret e pushtuara" dhe në kohën e përshtatshme do të marrin masa dhe veprime adekuate. Parimet historike të palestinezëve janë të vërtetuara dhe në ato parime nuk ekziston kurrfarë privilegji. Normalizimi i marrëdhënieve të disa shteteve arabe me Izraelin është veprim i dënuar. Askush nuk ka të drejtë që të flasë në emër të popullit të Palestinës".

Që nga koha e paraqitjes së planit amerikano-sionist i ashtuquajtur "akordi i shekullit" o cili është shoqëruar me aneksimin e një pjese tjetër të tokave palestineze të Bregut Perëndimor të Palestinës në territoret e pushtuara dhe normalizimin e marrëdhënieve me regjimin sionist, grupet dhe partitë politike të Palestinës gjithnjë kanë theksuar se do të rezistojnë përball këtyre komploteve dhe nuk do të dorëzohen.

 

Tags

Komente