Tetor 28, 2020 14:58 Europe/Tirane
  • Amerika plaçkitë naftën e Sirisë nëpërmjet Irakut

Amerika vazhdon të plaçkit naftën e Sirisë dhe së fundi edhe 37 cisterna naftë i ka transferuar nga Siria në territorin e Irakut.

Agjencia e lajmeve Sana njoftoi se forcat ushtarake të Amerikës një karvan me 37 cisterna naftë të plaçkitur nga Siria, i kanë transferuar nëpërmjet korridorit të paligjshëm kufitar “Al-Valid” drejt pjesës veriore të Irakut.

Sipas këtij burimi, Amerika po e plaçkit naftën e Sirisë dhe po e trafikon atë në tregun e zi nëpërmjet Irakut dhe Turqisë dhe nëpërmjet grupeve kurde dhe turke natyrisht me informimin e autoriteteve të Ankarasë dhe Arbilit. Këtë karvan të cisternave të naftës e kanë shoqëruar disa automjete të forcave militante kurde që mbështetën nga Amerika së bashku me disa automjete ushtarake të blinduara amerikane.

Amerika që ka kryera disa herë këtë veprim dhe nga ana tjetër duke vendosur sanksione është bërë shkak për paralizimin e ekonomisë së Sirisë, ditën e kaluar me anë të një deklarate ka akuzuar përsëri Damaskun, Iranin dhe Rusinë, pretendoi se forcat e qeverisë së Sirisë po zgjasin luftën dhe po shtojnë më shumë vuajtjen e popullit sirian.

Tags

Komente