Tetor 28, 2020 16:32 Europe/Tirane
  • Atuan: Bojkotimi i produkteve të Francës vërtetoi efikasitetin dhe ndikimin e myslimanëve

Abdulbari Atuan, gazetar dhe analisti i njohur i çështjeve të botës arabe ka shkruar se bojkotimi i produkteve të Francës ka treguar efikasitetin dhe ndikimin e rreth 2 miliardë myslimanëve të botës.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Abdulbari Atuan në një mesazh të publikuar në Twitter, ka shkruar: “Bojkotimi i produkteve të Francës ka treguar dy çështje themelore  që e para prej tyre është fuqia, qëndrueshmëria dhe efikasiteti i dy miliardë myslimanëve në botë dhe fitorja e tyre nën hijen e ndjekjes së Profetit të tyre dhe bindjeve fetare të tyre. Çështja e dytë është ndjekja e politikës perëndimore nga ana e disa sunduesve arabë që me ndihmën e Zotit, fuqia e popullit do t’i zvogëlojë ata gjithnjë e më tepër”.

 

Tags

Komente