Tetor 29, 2020 09:23 Europe/Tirane
  • Shtetet e Bashkuara kanë hequr masën për ndalim të investimeve në qendrat kërkimore të vendosura në kolonitë sioniste

Qeveria e SH.B.A.-së ka hequr ndalimin e saj ndaj institucioneve të lidhura me sionistët që investojnë në projekte kërkimore në kolonitë sioniste në Bregun Perëndimor dhe Golanin e pushtuar sirian, pasi ajo vazhdon të mbështesë regjimin sionist.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Tasnim, sipas një marrëveshje të nënshkruar të Mërkurën nga Ambasadori Amerikan në Territoret e okupuara David Friedman dhe Kryeministri izraelit Beniamin Netanyahu, masa e ndalimit të investimeve të qeverisë federale të SHBA në projekte dhe institucione kërkimore që veprojnë në kolonitë sioniste Bregu Perëndimor dhe Lartësitë Golan u shfuqizua. Nga vendimi i ri i qeverisë amerikane do të përfitojnë në mënyrë të veçantë tre institute amerikane të krijuara në vitet 1970 në territoret e pushtuara për kërkime të përbashkëta me institucionet sioniste në fushat e shkencës, teknologjisë dhe bujqësisë. Këto institucione më parë e kishin të ndaluar të vepronin në vendbanimet sioniste në Bregun Perëndimor dhe Golanin e pushtuar të Sirisë. Regjimi sionist vazhdon të ndërtojë koloni sioniste në territoret e pushtuara të Palestinës dhe Sirisë, pavarësisht nga vullneti i bashkësisë ndërkombëtare, pasi në këtë drejtim ai ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

Tags

Komente