Tetor 29, 2020 13:32 Europe/Tirane
  • Hamas u dërgon letër pesë mijë personaliteteve të botës për çështjen e Palestinës

Shefi i zyrës politike të lëvizjes Rezistenca Islamike Palestineze (Hamas) u ka dërguar letra pesë mijë personaliteteve dhe figurave të njohura të botës në të cilat ka paralajmëruar për komplotet kundër çështjes së Palestinës.

Agjencia e lajmeve Sama njoftoi se Jahja Al-Sanavar, shefi i zyrës politike të lëvizjes Hamas në Rripin e Gazës, në këto letra drejtuar personaliteteve dhe institucioneve civile, shkrimtarëve dhe intelektualëve të botës, ka theksuar se kjo lëvizje po bënë përpjekje për mobilizimin e të gjithë kapacitetin e popullit të Palestinës për t’u përballur me planin amerikan “akordi i shekullit” dhe planin për pushtimin e tokave palestineze në Bregun Perëndimor dhe për normalizimin e marrëdhënieve me regjimin sionist.

Al-Sanavar u ka bërë thirrje këtyre personaliteteve që ta mbështesin unitetin kombëtar të palestinezëve dhe shtoi: “Faza e ardhshme do të përfshijë më shumë takime të cilat kërkojnë unifikimin e përpjekjeve kombëtare dhe popullore të Palestinës”.

Sipas këtij burimi, letra e Al-Sanavar gjithashtu përmbajnë detare të rëndësishme në lidhje me rrugën e dialogut kombëtar dhe veprimeve të cilat janë bërë deri më tani në fushën e takimeve mes grupeve palestineze në kuadër të dialogut gjithëpërfshirës”.

Tags

Komente