Tetor 29, 2020 13:55 Europe/Tirane
  • Disa vende arabe bojkotojnë produktet e Francës

Disa kompani arabe të produkteve ushqimore në reagim ndaj deklaratave islamofobiste të presidentit francez, kanë hequr produktet franceze nga supermarketët dhe qendrat tregtare të tyre.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se deklaratat islamofobiste të presidentit francez janë pritur me reagime të ashpra nga qytetarët e shumë vendeve arabe dhe myslimane. Deklaratat islamofobiste të presidentit francez janë bërë shkak që në rrjetet sociale të fillojë një fushatë e gjerë për bojkotimin e produkteve franceze në supermarketët dhe në qendrat tregtare të vendeve arabe dhe gjithashtu në Turqi.

Hashtage të tilla si “Bojkotoni produktet franceze” në gjuhën angleze janë bërë trend në shumë vende të ndryshme si në Kuvajt, Katar, Palestinë, Egjipt, Algjeri, Jordani, Arabi Saudite dhe në Turqi.

Disa kompani të mëdha të produkteve ushqimore në vendet arabe kanë bojkotuar produktet franceze dhe vala e heqjes së produkteve franceze nga qendrat tregtare po zgjerohet për çdo ditë e më shumë. Filmat dhe videoklipet që po publikohen dhe ripublikohen në rrjetet sociale tregojnë se qendrat e mëdha tregtare në Jordani janë duke hequr në masë të madhe produktet franceze.

Qendrat tregtare zinxhirore dhe kompanitë e mëdha të shpërndarjes së mallrave në Katar gjithashtu kanë deklaruar emrat e produkteve të Francës dhe me publikimin e një deklarate, kanë njoftuar për mbledhjen dhe heqjen e produkteve franceze nga qendrat tregtare dhe nga dyqanet dhe mosshpërndarjen e produkteve franceze në këtë vend.

Tags

Komente