Tetor 29, 2020 19:59 Europe/Tirane
  • Huthi: Macron një kukull në duart e sionistëve

Udhëheqësi i lëvizjes Ansarullah të Jemenit ka dënuar ashpër presidentin francez Emmanuel Macron pasi ai mbrojti publikisht botimin e karikaturave fyese kundër Profetit Muhamed (paqja e Zotit qoftë mbi të), duke thënë se presidenti francez është "një kukull në duart e sionistëve".

“Emmanuel Macron është thjesht një kukull në duart e sionistëve. Ata e shtynë presidentin francez të fyente Islamin dhe të Dërguarin e Zotit, ” tha të Enjten në mbrëmje Abdul-Malik al-Huthi në një fjalim televiziv të transmetuar drejtpërdrejt nga kryeqyteti i Jemenit Sana'a, ndërsa mijëra njerëz në të gjithë vendin po festonin përvjetorin e lindjes së Profetit Muhamed (paqja e Zotit qoftë mbi të). Ai shtoi: "Shtetet perëndimore dhe mediat, të cilat lejojnë fyerje ndaj Zotit dhe Profetëve hyjnorë, por ndalojnë ekspozimin e komploteve të sionistëve, janë të dominuara nga lobet sioniste." Udhëheqësi i Ansarullahut i quajti devijimet nga mesazhet dhe mësimet hyjnore si shkaku kryesor i të gjitha problemeve të mëdha të botës muslimane dhe bashkësisë ndërkombëtare, duke theksuar se qasje të tilla do të kenë pasoja të pariparueshme. Abdul-Malik al-Huthi përsëriti refuzimin e tij për normalizimin e lidhjeve me Izraelin, duke e denoncuar këtë veprim si tradhti dhe partneritet me armiqtë e Islamit.

 

Tags

Komente