Nëntor 20, 2020 20:00 Europe/Tirane
  • Mbi 3,000 fëmijë palestinezë të vrarë nga Izraeli që nga Intifada e Dytë

Ministria Palestineze e Informacionit ka denoncuar vrasjen e qëllimshme të fëmijëve palestinezë nga ushtria izraelite, duke deklaruar se më shumë se 3,000 të mitur kanë humbur jetën nga plumbat e trupave izraelite që nga Intifada e Dytë.

Ministria tha në një deklaratë se të paktën 3,097 fëmijë palestinezë janë vrarë, ndërsa dhjetëra mijëra të tjerë pësuan lëndime gjatë Intifadës së Dytë, e cila shpërtheu në 28 Shtator 2000 kundër okupimit të territorit palestinez nga regjimi i Tel Avivit, dhe zgjati deri në fund të Tetorit 2019. Deklarata shtoi se 123 të mitur palestinezë janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur që kur Presidenti i SHBA Donald Trump ndezi polemikën duke njohur zyrtarisht Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit në dhjetor 2017. Më shumë se 17,000 fëmijë palestinezë u arrestuan gjatë periudhës së lartpërmendur.

 

Tags