Nëntor 21, 2020 15:10 Europe/Tirane
  • AAP: Jemi të gatshëm të kthehemi në tryezën e negociatave me Izraelin

Sipas raporteve më të fundit, Autoriteti Autonom i Palestinë edhe një herë ka deklaruar gatishmërinë e vet për t’u kthyer në tryezën e negociatave për kompromis me regjimin sionist.

Faqja informative Al Nashre njoftoi se Autoriteti Autonom i Palestinës pas rifillimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve në fushën e sigurisë me regjimin sionist, edhe një herë ka deklaruar gatishmërinë e vet për t’u kthyer në tryezën e bisedimeve për kompromis me regjimin sionist.  

Sipas këtij burimi, AAP ka deklaruar: “Mirëpresim qëndrimet e komitetit katërpalësh ndërkombëtar për marrjen e hapave për rifillimin e marrëdhënieve të Ramallahut dhe regjimit sionist në rrugën e krijimit të rrethanave për ringjalljen e procesit të negociatave mes të dy palëve”.

AAP ka pretenduar se qëllimi për deklarimin e gatishmërisë për të hyrë në procesin e negociatave me regjimin sionist, është vendosja e paqes! Kjo është në kohën kur shumë prej faktorëve ndërkombëtarë qëndrimet e fundit të AAP ndaj Tel Avivit i kanë përshkruar dorëzim përball regjimit sionist.

 

Tags