Nëntor 21, 2020 19:57 Europe/Tirane
  • Grupi i parë i forcave okupuese amerikane largohet nga Iraku

Zëdhënësi i Komandës së Përbashkët të Operacioneve të Irakut ka njoftuar tërheqjen e grupit të parë të trupave amerikane nga ky vend bazuar në një marrëveshje të arritur midis Bagdadit dhe Uashingtonit.

"Sot, forcat amerikane filluan të tërhiqeshin dhe numri i tyre është 500, çka u krye në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar midis Bagdadit dhe Uashingtonit kohët e fundit," tha Gjeneral Majori Tahsin al-Khafaji në një deklaratë për agjencinë e lajmeve Sputnik. Ai theksoi se forcat amerikane të mbetura në Irak nuk janë njësi luftarake, duke shtuar: "Ne kemi vetëm ata që përmbushin mbështetjen për sulmet ajrore kundër mbetjeve të ISIS, dhe mbështetjen logjistike dhe këshilluese." Khafaji më tej tha se "tërheqja e forcave amerikane nga Iraku do të bëhet brenda një periudhe shumë të shkurtër, sipas një plani të hartuar midis Irakut dhe Shteteve të Bashkuara dhe sipas afateve specifike".

 

Tags