Nëntor 22, 2020 10:56 Europe/Tirane
  • Ministri i Jashtëm saudit pranon mbështetjen për marrëdhëniet me regjimin sionist

Ministri i Jashtëm saudit riafirmoi mbështetjen e vendit të tij për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me regjimin sionist.

Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, Ministri i Jashtëm Saudit Faisal bin Farhan në periferi të samitit G20 që filloi dje në Riad tha se vendi i tij gjithmonë kishte mbështetur normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin dhe një marrëveshje të përhershme të paqes. Në fjalën e tij, ai shprehu mbështetjen e vendit të tij për normalizimin e marrëdhënieve me regjimin sionist. Ndërkohë, Presidenti i ri i SHBA Joe Biden kishte pohuar para zgjedhjeve presidenciale se do të rishikonte marrëdhëniet e Uashingtonit me Arabinë Saudite nëse ai fitonte zgjedhjet.

Tags