Nëntor 23, 2020 14:55 Europe/Tirane
  • Televizioni izraelit zbulon takimin sekret Netanjahu, Bin Selman dhe Pompeo

Televizioni i regjimi sionist ka zbuluar se Beniamin Netanjahu dje në mënyrë sekrete ka shkuar në Arabinë Saudite dhe atje është takuar me princin e kurorës së Arabisë Saudite.

Kanali 7 i televizionit të regjimit sionist ka zbuluar se Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, dje ka zhvilluar një vizitë sekrete në Arabinë Saudite. Ky kanal televiziv sionist ka thënë se një burim sionist ke njoftuar se Netanjahu ka shkuar në qytetin Naum të Arabisë Saudite.

Sipas këtij burimi, Beniamin Netanjahu gjatë kësaj vizite ka zhvilluar takimin trepalësh me Muhamed bin Selman, princin e kurorës së Arabisë Saudite, dhe Mike Pompeo, sekretarin amerikan të shtetit, takim ky që u organizua në qytetin Naum. Ky takim sekret ka zgjatur rreth pesë orë.

Në lidhje me këtë çështje, Barak Rafid, gazetar izraelit, ka theksuar se Jusi Kohen, shefi i shërbimit inteligjent të Izraelit, e ka shoqëruar Netanjahun gjatë kësaj vizite. Ndërkohë edhe radio e regjimit sionist ka deklaruar se Netanjahu dje ka zhvilluar një vizitë në Arabinë Saudite.

 

Tags