Nëntor 23, 2020 15:52 Europe/Tirane
  • 3 persona të vrarë nga një sulm i terroristëve të ISIS në Irak

Terroristët e grupit takfirist ISIS kanë sulmuar një automjet dhe një kamion në rajonin Al-Ratba në perëndim të provincës Anbar të Irakut dhe kanë vrarë 3 civilë irakianë.

Faqja informative Shafak News njoftoi se Emad Al-Rishavi, kryetari i rrethit Al-Rabta, të hënën në mëngjes ka deklaruar se elementët e grupit terrorist ISIS kishin vendosur kurth në një rrugë në lindje të rajonit Al-Ratba dhe kanë hapur zjarre në drejtim të një automjete dhe një kamioni me mall ku si pasojë e këtij sulmi janë vrarë tre banorë të qytetit Xhensije.

Sipas këtij burimi irakian, terroristët e grupit takfirist ISIS pas vrasjes së këtyre civilëve, me një veprim çnjerëzor, kanë djegur kufomat e viktimave.

Terroristët e ISIS edhe një ditë më parë kanë kryer një sulm në rajonin Al-Mas’hak të rrethi Bejxhi në veri të provincës Salahudin dhe kanë vrarë 11 civilë irakianë dhe 9 forca ushtarake të këtij vendi.

 

Tags