Nëntor 23, 2020 16:01 Europe/Tirane
  • Jemeni: Koalicioni agresor saudit të rishikojë qëndrimet e veta

Zv/ministri i informimit të Jemenit ka theksuar se sulmi raketor i forcave jemenase në thellësinë e territorit të Arabisë Saudite dërgon këtë mesazh se koalicioni agresor saudit duhet të rishikojë qëndrimeve e veta.

Fahmi Al-Jusefi sot (të hënën) në një intervistë me kanalin televiziv Al Alam, ka thënë se duke marrë parasysh shtimin e krimeve të koalicionit agresor të Arabisë Saudite dhe moszbatimin e marrëveshjeve, shtimi i sulmeve të forcave jemenase është e drejtë legjitime e popullit të Jemenit.

Ky funksionar jemenas në vazhdim ka theksuar: “Zhvillimet frontale në Jemen i japin legjitimitet të plotë forcave jemenase që të sulmojë dhe godas forcat e koalicionit agresor saudit. Sulmet raketore të forcave jemenase përveç tjerash dërgojnë një mesazh të qartë të Sanas për Perëndimin që drejton selinë e operacioneve të koalicionit agresor saudit në Arabisë Saudite që të rishikojnë qëndrimet e veta ndaj Jemenit.

 

Tags