Nëntor 24, 2020 14:41 Europe/Tirane
  • Takimi Bin Selman-Netanjahu vetëm përshpejton normalizimin e marrëdhënieve me regjimin sionist

Kryetari i Këshillit për Vakëfe të Kodsit të shenjtë ka deklaruar se qëllimi i takimit të Bin Selman dhe Netanjahu është përshpejtimi i procesit të komplotit për normalizimin e marrëdhënieve me regjimin sionist.

Agjencia e lajmeve Palestine Al-Jeum njoftoi se Shejkh Abduladhim Solhab, kryetari i Këshillit të Vakëfeve Islame të Kodsit, ditën e martë, deklaroi: “Muhamed bin Selman, princi i kurorës së Arabisë Saudite, dhe Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, me takimin e fundit të tyre kanë për qëllim të realizojnë objektivat e tyre djallëzore në rajon të cilat me padyshim se do të dështojnë. Pushtuesit sionist së bashku me krerët e disa shteteve arabe po bëjnë komplote kundër Kodsit të shenjtë, por palestinezët do t’i qëndrojnë besnikë idealeve të vendit të tyre”.

Burimet sioniste ditën e kaluar kanë njoftuar për udhëtimin fshehurazi të kryeministrit të regjimit sionist dhe disa autoriteteve të Mossadit në Arabinë Saudite njëkohësisht me vizitën e Mike Pompe, sekretarit amerikan të shtetit në Riad.

Tags