Nëntor 24, 2020 14:47 Europe/Tirane
  • Shpërthimi i një autobombe në Siri shkakton mbi 20 persona të vrarë dhe të plagosur

Një autobombë ka shpërthyer sot në qytetin Al-Bab në lindje të provincës Alepo i cili është nën kontrollin e forcave të mbështetura nga Turqia

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se akoma nuk janë publikuar raporte në lidhje me humbjet e shkaktuar, por disa burime informative kanë njoftuar për vrasjen e të paktën dy personave dhe plagosjen e 20 personave të tjerë.

Përveç kësaj, ky shpërthim ka shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale në shtëpitë dhe dyqanet për rreth.

Vlen të theksohet se që nga pushtimi i qytetit Al-Bab nga forcat ushtarake të Turqisë së bashku me grupet terroriste të mbështetura nga Turqia në vitin 2017, ky qytet disa herë është përballur me shpërthime terroriste të kryera me autobomba që shpërthimi më i fundit në këtë qytet është kryer më 6 tetor dhe ka vrarë 14 persona dhe ka plagosur të paktën 50 persona të tjerë.

Tags