Nëntor 24, 2020 14:56 Europe/Tirane
  • Bin Selman jep pëlqimin për publikimin e lajmeve për vizitën e Netanjahut në Arabinë Saudite

Një gazetë sioniste ka njoftuar se princi i kurorës së Arabisë Saudite ka dhënë pëlqimin për publikimin e lajmeve në lidhje me vizitën e kryeministrit të regjimit sionist në Arabinë Saudite dhe takimin që ka zhvilluar me atë.

Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se gazeta izraelite “Israel Home” duke cituar një burim të informuar, ka njoftuar se Bin Selman, princi i kurorës së Arabisë Saudite, ka dhënë pëlqimin për publikimin e lajmit në lidhje me takimin e tij me Beniamin Netanjahu, kryeministrin e regjimit sionist, në mënyrë që të shikojë se çfarë reagime do të ngjallë ky takim.

Sipas kësaj gazete izraelite, ky nuk ishte takimi i parë i Netanjahut dhe Bin Selman dhe pjesëmarrësit në këtë takim kanë dhënë pëlqimin për publikimin e detajeve të këtij takimi me qëllim që të dërgojnë një mesazh për qeverinë e re të Amerikës.

Pëlqimi i princit të kurorës së Arabisë Saudite me publikimin e lajmeve në lidhje me vizitën e Beniamin Netanjahut në Riad është bërë në kohën kur disa burime të informimit kanë deklaruar se Bin Selman ka shpreh shqetësime në lidhje me reagimin e qytetarëve të këtij vendi në lidhje me vizitën e Netanjahut dhe normalizimin e marrëdhënieve me regjimin sionist.

 

Tags