Nëntor 24, 2020 15:15 Europe/Tirane
  • Jemeni thekson vazhdimin e sulmeve kundër objektivave në Arabinë Saudite

Një zëdhënës i Qeverisë për shpëtimin kombëtar të Jemenit ka theksuar se deri në kohën kur të ndalët lufta kundër Jemenit, sulmet e forcave të armatosura jemenase do të vazhdojnë kundër objektivave të Arabisë Saudite.

Agjencia lajmeve Sputnik njoftoi se Nasrudin Amer, një zëdhënësi i Qeverisë për shpëtimin kombëtar të Jemenit, ka thënë: “Forcat e ushtrisë dhe forcat popullore të Jemenit e konsiderojnë të rezervuar të drejtën për ta mbrojtur territorin e vendit të vet, prandaj vazhdimi i sulmeve varët nga ndërprerja e agresionit ushtarak kundër Jemenit dhe llogaritjet ushtarake bëhen sipas strategjisë dhe taktikave”.

Nasrudin Amer ka kritikuar mospërfilljen e Riadit ndaj propozimeve dhe alternativave të Sanas për të dalë nga lufta dhe ka thënë: “Lajmet e publikuara në mediat saudite në lidhje me negociata të fshehta për ndërprerjen e luftës, nuk janë të vërteta”.

Ndërkohë Abdulvahab Al-Muhabashi, anëtari i zyrës politike të lëvizjes Ansarullah të Jemenit, gjithashtu ka deklaruar se raketa që ka goditur objektet naftore të kompanisë Aramco të Arabisë Saudite, do të zhvillohet e dhe më shumë derisa rrezet e veprimit të saj të arrijnë edhe territoret e pushtuara palestineze.

Tags