Nëntor 24, 2020 19:57 Europe/Tirane
  • Rusia bombardon terroristët në Siri

Në shenjë hakmarrje për veprimet e Ankarasë në Nagorni-Karabak, Rusia ka sulmuar terroristët pro-turq në Siri.

Sipas faqes ruse të lajmeve Avia-Pro, sapo është publikuar një video që tregon sulmet ajrore të forcave ajrore ruse kundër pozicioneve të terroristëve në Siri. Forcat ajrore ruse kanë rifilluar sulmet në shkallë të gjerë ndaj pozicioneve të terroristëve në veriperëndim të Sirisë, duke bombarduar një kamp të madh të terroristëve në zonën Jabal al-Zawiya në jug të provincës Idlib. Sulmi ajror u krye pasi një grup terroristësh u përpoqën t'i afroheshin një pozicioni të ushtrisë siriane. Nga ana tjetër, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, një vitrinë mediatike e opozitës, raportoi mbërritjen në Siri të rreth 30 automjeteve ushtarake turke të ngarkuara me pajisje ushtarake dhe logjistike. Në shtator, Kombet e Bashkuara i bënë thirrje Turqisë të hapë një hetim "adekuat, transparent dhe të pavarur" për krimet e luftës që mund të kryejnë grupe të armatosura që veprojnë në zonat që Ankaraja kontrollon në Siri.

 

Tags