Nëntor 24, 2020 20:00 Europe/Tirane
  • Netanjahu në Arabinë Saudite: Familja Al-Saud urrehet gjithnjë e më shumë në botën myslimane

Kryeministri izraelit Beniamin Netanjahu vizitoi fshehurazi Neom, një qytet bregdetar Saudit, për t'u takuar me Princin e Kurorës të Arabisë Saudite Muhamed bin Salman, thonë burimet e lajmeve.

Reuters nga ana e saj njoftoi se Netanjahu kishte vizituar Arabinë Saudite në fshehtësi të Dielën në mbrëmje dhe u takua me Princin e Kurorës të Arabisë Saudite, në prani të Sekretarit të Shtetit të SHBA Mike Pompeo dhe Shefit të Mossad Yossi Cohen. Vizita e Kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu në Arabinë Saudite nuk ishte as në favor të tij dhe as në favor të Trump dhe udhëheqjes saudite, por kjo vizitë ka minuar pozitën dhe vendin e familjes Al -Saud në botën myslimane. Nëse ky kredibilitet dëmtohet, do të ketë pasoja të mëdha politike në botën islame dhe vendet e tjera myslimane nuk do ta konsiderojnë më Arabinë Saudite si një vend që e quan veten "roje" të dy faltoreve të shenjta dhe "mbështetje" të Islamit dhe myslimanëve. Dhe ata (vendet myslimane) do t'i bëjnë thirrje qeverisë Saudite të heqë dorë nga përgjegjësia e saj për të mbrojtur vendet e shenjta, sepse do të kenë frikë se regjimi okupues, vrasës, racist i Izraelit do të ketë qasje në vendet e shenjta të Islamit, diçka që asnjë mysliman nuk do ta tolerojë. Efektet negative të humbjes së pasurisë dhe aseteve saudite dhe deficiti buxhetor që Bin Salman krijoi për Arabinë Saudite dhe masakra që ai bëri në Jemen, të gjitha do të kenë ndikime në të ardhmen e saj. Deri në çfarë mase afrimi i tij me regjimin sionist, i cili në vetvete ka një mijë probleme dhe po mbytet në rajon, do të ndihmojë t'i japë kredibilitet Ben Salmanit ose të krijojë siguri për të? Këto janë iluzione të injektuara në mendjen e Ben Salman nga këshilltarët e tij, dhe secili prej këtyre konsultimeve dhe planeve do të ushtrojë më shumë presion mbi ekzistencën e Princit të Kurorës Saudite dhe do ta zhytë atë më tej në krizë. Duke pritur Netanjahun, udhëheqja saudite u tërhoq nga rrethi arabo-islamik. Arabia Saudite u izolua rëndë për shkak të valës globale të urrejtjes kundër këtij regjimi për krimet e tij kundër popullit jemenas. Kjo është një shenjë e dobësisë së regjimit Al-Saud, i cili beson se Benjamin Netanjahu mund ta shpëtojë atë nga shembja. Arabia Saudite ka shkelur të gjitha parimet e etikës njerëzore, islamike dhe arabe dhe është takuar me zyrtarë izraelitë duke përfshirë edhe më kriminelin, Benjamin Netanjahu, i cili është vrasësi i fëmijëve palestinezë.

 

Tags