Nëntor 25, 2020 08:47 Europe/Tirane
  • Hamas: Bashkëpunimi i sigurisë me regjimin sionist është në kundërshtim me pajtimin kombëtar

Lëvizja Palestineze e Rezistencës Islamike (Hamas) e quajti bashkëpunimin e sigurisë së Autoritetit Palestinez me regjimin sionist në kundërshtim me pajtimin kombëtar.

"Rifillimi i bashkëpunimit të sigurisë midis Autoritetit Palestinez dhe regjimit Sionist do të eliminojë pajtimin e brendshëm dhe unitetin kombëtar të palestinezëve," tha Musa Abu Marzouk, një anëtar i zyrës politike të Hamasit. Autoriteti Palestinez njoftoi të martën (17 nëntor) se do të rifillojë koordinimin e sigurisë me regjimin sionist, të cilin e pezulloi rreth gjashtë muaj më parë. Abu Marzouk akuzoi lëvizjen Fatah për prishjen e çështjes së pajtimit kombëtar, duke thënë se Konsensusi Kombëtar bëri thirrje për reformën e Organizatës Çlirimtare të Palestinës (OCP) dhe mbajtjen e zgjedhjeve të njëkohshme për presidencën, Këshillin Legjislativ dhe Asamblenë Kombëtare. Në mënyrë që të arrihej pajtimi kombëtar, kohët e fundit u mbajtën takime midis grupeve palestineze në kryeqytetin egjiptian Kajro, Bejrut të Libanit, Stamboll të Turqisë dhe Doha të Katarit. Ata theksuan nevojën për tu larguar nga negociata dhe kompromisi me regjimin sionist.

Tags