Nëntor 25, 2020 19:01 Europe/Tirane
  • SHBA parandalon dërgimin e rezultateve të hetimit mbi vrasjen e gjeneralit Soleimani në Parlamentin e Irakut

Një ligjvënës irakian deklaroi se ambasada amerikane në Bagdad po bllokon dërgimin në Parlament të rezultateve të hetimeve për vrasjen e komandantit të lartë të Iranit Gjeneral Lejtnant Kasem Soleimani dhe Abu Mahdi al-Muhandis, zv/ komandant i Njësive të Mobilizimit Popullor të Irakut.

"Ambasada e SHBA në Bagdad imponon pikëpamjet e saj mbi qeverinë Irakiane dhe parandalon që rezultatet e hetimit për vrasjen e udhëheqësve të fitores (Gjeneral Soleimani dhe Abu Mahdi al-Muhandis) të arrijnë në Parlament," i tha të mërkurën ligjvënësi i Aleancës Fatah, Abdul Amir Taiban, Agjencisë së lajmeve al-Maalomah. Ai vuri në dukje se Ambasada e SHBA në Bagdad imponon gjithashtu vendimet e saj mbi sovranitetin e Irakut, duke thënë: "Ne i bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara që t'i japin fund rebelimit të tyre kundër sovranitetit të Irakut dhe pavarësisë së popullit irakian". Në korrik 2020, një hetim nga Kombet e Bashkuara e përshkroi si "të paligjshme" vrasjen e komandantit iranian nga SHBA. Agnes Callamard, raportuesja speciale e OKB-së për ekzekutimet jashtëgjyqësore ose arbitrare, në një raport  arriti në përfundimin se kjo vrasje ishte një shkelje e ligjit ndërkombëtar.

 

Tags