Nëntor 26, 2020 14:29 Europe/Tirane
  • Ansarullah: Forcat jemenase do të vazhdojnë sulmet kundër objektivave të Arabisë Saudite

Zëdhënësi i lëvizjes Ansarullah të Jemenit ka theksuar se deri në kohën kur koalicioni agresor saudit vazhdon sulmet kundër popullit të Jemenit, forcat jemenase do të vazhdojnë sulmet e veta kundër objektivave të Arabisë Saudite.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Muhamed Abdusalam, zëdhënësi i lëvizjes Ansarullah të Jemenit, ka thënë: “Shprehja e shqetësimit dhe përpjekja e krerëve të regjimit Al Saud për blerjen e armatimeve më të sofistikuar pas çdo kundërpërgjigje ushtarake të forcave jemenase, tregon më së miri se operacionet parandaluese të forcave të armatosura të Jemenit janë efikase”.

Abdusalam në të njëjtën kohë ka kërkuar nga Bashkësia Ndërkombëtare që të ushtrojë presion mbi agresorët sauditë për të ndalë agresionin ushtarak dhe për t’i dhënë fund bllokadës kundër popullit të Jemenit.  

Autoritet e Jemenit të hënën në mëngjes kanë konfirmuar kryerjen e sulmeve raketore forcave jemenase me raketa “Kods-2” kundër objekteve naftore të kompanisë Aramco në qytetin Xhide të Arabbisë Saudite dhe kanë thënë se ky operacion është kryer në kundërpërgjigje ndaj vazhdimit të agresionit ushtarak dhe bllokadës kundër popullit të Jemenit.

 

Tags