Nëntor 26, 2020 19:53 Europe/Tirane
  • Brigada ushtarake e koalicionit saudit bashkohet me ushtrinë jemenase dhe Ansarullah

Forcat e Brigadës së Gjashtë të Ruajtjes së Kufirit të qeverisë së dorëhequr të  Jemenit u bashkuan me ushtrinë Jemenase dhe me lëvizjen Ansarullah në kundërshtim me koalicionin Saudit.

Sipas faqes së lajmeve Al-Yemeni, burimet e informuara jemenase njoftuan të enjten se brigada ushtarake e forcave të qeverisë së dorëhequr të ish presidentit Mansur Hadi që ishte nën komandën e Arabisë Saudite, dhe  të cilën koalicioni saudit po përpiqej ta dërgonte në frontin e luftës në qytetin Ma'rib për të luftuar kundër forcave të Ansarullah, e ka kundërshtuar këtë urdhër të regjimit të Riadit dhe ka hyrë në kryeqytetin e Jemenit, Sana'a. Sipas këtyre burimeve, oficerët dhe ushtarët e kësaj brigade i kthyen shpinën qeverisë së dorëhequr të Mansur Hadit dhe koalicionit saudit pasi kishin kontaktuar me zyrtarët e Ansarullah në Sana'a. Kryeqyteti i Jemenit Sana'a gjatë ditëve të fundit ka pritur një numër të madh forcash që janë penduar që kanë qenë me koalicionin saudit dhe me qeverinë e dorëhequr të Jemenit.

 

Tags