Nëntor 27, 2020 12:13 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite arreston 51 persona pas zbulimit të korrupsionit 328 milionë dollarë

Organizata e luftës kundër korrupsionit në Arabinë Saudite ka njoftuar për akuzimin e 51 personave në lidhje me gjashtë dosje të korrupsionit financiar në Ministrinë e Mbrojtjes së këtij vendi.

Agjencia zyrtare e lajmeve të Arabisë Saudite njoftoi se organizata e inspeksionit dhe luftës kundër korrupsionit financiar të Arabisë Saudite të enjten në mbrëmje ka deklaruar se 19 oficerë të Ministrisë së Mbrojtjes së Arabisë Saudite, tre punonjës shtetërorë, 18 biznesmenë dhe investitor, tetë punonjës të sektorit privat dhe 3 shtetas të huaj janë akuzuar në lidhje me gjashtë dosje të korrupsionit financiar me shumë gjithsej 328 milionë dollarë dhe janë marrë në pyetje dhe janë vendosur nën hetime.

Një autoritet i organizatës së luftës kundër korrupsionit në Arabinë Saudite në lidhje me këtë ka thënë: “Kjo organizatë deri më tani ka zbuluar 158 raste të korrupsionit dhe ka arrestuar 226 qytetarë sauditë dhe të huaj nën akuzën për korrupsion financiar”.

Ndërkohë Hesham Xhaber, ekspert i çështjeve ushtarake dhe strategjike, në një intervistë me kanalin televiziv Al Xhazira, ka thënë: “Kjo nuk është e zakonshme që qeveria saudite të publikojë çështje përkatëse me korrupsionin financiar në disa ministri duke përfshirë edhe Ministrinë e Mbrojtjes dhe të zbulojë kaq shumë detaje. Me siguri se prapa këtij veprimi fshihen qëllime të caktuara politike dhe dosjet e vjetra do të hapën për të dënuar ish-funksionarë shtetëror dhe kjo çështje bëhet në të njëjtën kohë me ardhjen në pushtet të qeverisë së re në Amerikë.

 

Tags