Nëntor 28, 2020 14:07 Europe/Tirane
  • Hezbullah: Irani ka kapacitetin e duhur për identifikimin e autorëve të vrasjes së shkencëtarit të energjisë atomike

Hezbullahu i Libanit me anë të një deklarate, ka theksuar qëndrimin përkrah Iranit për t’u përballur me komplotet e huaja dhe ka thënë se Iranit ka aftësi të mjaftueshme për identifikimin e autorëve të atentatit terrorist ndaj shkencëtarit të energjisë atomike dhe eliminimin e tyre.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Hezbullahu i Libanit me anë të një deklarate, ka dënuar atentatin terrorist që shkaktoi martirizimin e shkencëtarit të dalluar të energjisë atomike dhe të industrisë mbrojtëse Mohsen Fakhrizade të Iranit.

Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se Hezbullahu i Libanit ka deklaruar: “Në përballje me kërcënimet dhe komplotet e jashtme, qëndron përkrah Iranit dhe popullit iranian. Ne qëndrojmë përkrah Iranit në përballje me aleancën e re të regjimit sionist të disa vendeve të rajonit. Irani ka aftësi të identifikojë autorët e këtij krimi dhe t’i eliminojë ato të cilët synojnë të godasin shkencëtarët dhe autoritetet shtetërore iraniane, tani le të jenë kushdo autorët e këtij krimi”.

Faqja informative Al Ahd njoftoi se Ihad Hamade, anëtar i grupit të Hezbullahut në Parlamentin e Libanit, ka deklaruar: “Këto gjaqe nuk do të humbin dhe Republika Islamike Iranit do t’i japë përgjigje adekuate dhe këtij atentati terrorist”.

Shejkh Naim Kasem, zv/sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit, gjithashtu mbrëmë në një intervistë me kanalin televiziv Al Menar, ka thënë: “Ne dënojmë ashpër këtë sulm kriminal dhe besojnë se përgjigja e këtij krimi do të jepet nga ana e organeve kompetente të Iranit dhe natyrisht martirizimi është nderi më i madh dhe ne nuk frikësohemi nga këto atentate terroriste.  

Edhe Unioni i Dijetarëve Fetar në veri të Libanit gjithashtu me anë të një deklarate, ka shprehur ngushëllime për popullin e Iranit për shkak të martirizimit të shkencëtarit të energjisë atomike dëshmor Mohsen Fakhrizade.

Në deklaratën e këtij unioni thuhet: “Ky atentat terrorist tregon disfatën dhe falimentimin amerikano-izraelit dhe ky veprim qyqar nuk do të na pengojë neve në rrugën e Rezistencës. Republika Islamike e Iranit është plotë me kapacitete intelektuale dhe shkencore dhe me bashkëpunimin e forcave parandaluese në rajon do të thyhet hegjemonia e Shejtanit të Madh, Amerikës dhe rajoni do të shënojë fitoren e madhe që është shkatërrimi i regjimit sionist”.

Vlen të theksohet se në atentatin terrorist të kryer ditën e premte ndaj makinës që transportonte Mohsen Fakhrizade, shkencëtarit iranian të energjisë atomike në periferi të Teheranit, është martirizuar shkencëtari iranian Mohsen Fakhrizade i cili për veprimtarisë së tij në industrinë energjisë atomike dhe në industrinë e mbrojtjes, ishte një prej drejtuesve të projektit për prodhimin e vaksinës kundër virusit Korona.

 

Tags