Nëntor 29, 2020 19:52 Europe/Tirane
  • Myftiu i ISIS-it pohon mbështetjen saudite për terroristët

Myftiu i arrestuar i grupit terrorist ISIS në Irak njoftoi se sauditët siguruan mbështetje financiare për grupet terroriste dhe të armatosura.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Al-Ahd të Dielën, "Shafa al-Name", myftiu i arrestuar i ISIS dhe gjykatësi fetar i këtij grupi terrorist, tha se ai gjatë kësaj periudhe kishte udhëtuar dy herë në Arabinë Saudite për të marrë para. Al-Name shtoi se në vitin 2006 ai u takua me një burrë të quajtur "Abu Mustafa al-Iraki" në Mekë dhe mori para të mjaftueshme për të ngritur një qendër për të mbështetur grupet e armatosura. Myftiu i ISIS përshkroi udhëtimin e tij të dytë në Haxh dhe takimin me një zyrtar saudit dhe marrjen e ndihmës financiare për të vazhduar punën e tij të armatosur në Irak. Shafa al-Name u arrestua nga forcat e sigurimit irakian në fillim të këtij viti. Sipas ekspertëve irakianë të sigurisë, të paktën 15,000 terroristë sauditë kanë kryer të gjitha llojet e krimeve terroriste në Irak.

 

Tags