Nëntor 30, 2020 14:10 Europe/Tirane
  • Koalicioni “Al-Fet’h” i Irakut: Përballja e Iranit me planin e sionizmit do të vazhdojë

Koalicioni parlamenti “Al-Fet’h” i Irakut ka theksuar se atentati terrorist ndaj dëshmorit Fakhrizade, shkencëtarit të energjisë atomike të Iranit nuk do të bëhet shkak që Iranit të heqë dorë nga përballja me komplotet dhe planet e sionizmit.

Faqja informative “Al-Badr” e Irakut njoftoi se koalicioni “Al-Fet’h” i Irakut sot (të hënën) në një deklaratë, ka deklaruar: “Dëshmori Mohsen Fakhrizade, shkencëtari i energjisë atomike dhe industrisë së mbrojtjes së Iranit, është vrarë me plumbat e mercenarëve sionist dhe mbështetësve të tyre dhe me dorën e tradhtarëve të Umetit Islam. Krimi i terrorist ndaj dëshmorit Fakhrizade nuk do të bëhet shkak që Iranit të mos vazhdojë rrugën e përballjes me komplotet dhe planet e sionistëve dhe të mbështetësve të kompromisit me regjimin sionist. Revolucioni Islamik i Iranit me udhëheqjen e fuqishme dhe me rezistencën e popullit iranian do të vazhdojë të qëndrojë me kokën lartë dhe populli iranian e ka mësuar botën se si popujt të jetojnë të lirë”.

Ky subjekt politik i Irakut vuri në dukje rezistencën, qëndresën dhe zotimin ndaj Islamit dhe parimeve të tij nga ana e popullit iranian dhe tha: “Martirizimi i shkencëtarit Mohsen Fakhrizade do të bëhet shkak që populli i Iranit në mënyrë edhe më të fuqishme dhe më të unifikuar të vazhdojë rrugën e martirëve të Revolucionit Islamik.

Tags