Nëntor 30, 2020 19:53 Europe/Tirane
  • Ushtria e Jemenit në fazën e pakthyeshme të fitores përballë regjimit të Riadit

Një javë pas sulmit spektakolar me raketën Kuds-2 që kaloi me shumë lehtësi mbrojtjen anti-ajrore  të regjimit Al-Saud, forcat e armatosura jemenase po bëjnë një tjetër përparim në Maarib mes dezertimit masiv të mercenarëve pro-Riadit në favor të Ansarallahut të Jemenit.

Zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit, Gjeneral Jahja Sarei tha se të paktën tetë komandantë dhe personel ushtarak saudit u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm me raketa të shtunën në mbrëmje, 28 nëntor, në dhomën e operacioneve të përbashkëta saudite në provincën Maarib. Sipas Agjencisë së Lajmeve të Jemenit Al-Maalomah, Gjeneral Brigade Yahya Saree, zëdhënës zyrtar i forcave të armatosura të Jemenit, njoftoi: “Të Shtunën në mbrëmje, njësia e raketave lëshoi një raketë balistike Badr në dhomën e operacioneve të përbashkëta të forcave agresore saudite në kampin Tadauin në provincën Maarib. Raketa goditi objektivin e saj me saktësi. "Ai tha se si pjesë e këtij operacioni, më shumë se 15 komandantë dhe ushtarë sauditë ishin vrarë ose plagosur (8 të vdekur dhe 7 të plagosur). "Pas këtij operacioni, disa ambulanca u dërguan në vendngjarje. Radhët e armikut janë edhe më të frikësuar dhe të hutuar se më parë”, shtoi ai. Ky informacion konfirmon fjalët e ekspertit ushtarak strategjik të Jemenit, Rashed, i cili intervistuar nga Al Alam tha se ushtria jemenase ka arritur në një fazë të pakthyeshme në fitoret e saj ushtarake. "Është një ushtri që ka një potencial të madh për të mbështetur pozicionin e saj politik që buron nga ndryshimet rajonale dhe ndërkombëtare dhe ka arritur një pikë ku mund të dekoncetrojë Arabinë Saudite me një raketë të vetme". Aziz Rashed thotë se "forcat jemenase i kanë hequr Arabisë Saudite kartat e saj fituese dhe e kanë lënë atë në një gjendje frike dhe ankthi". "Lëvizja Ansarallah kohët e fundit ka bërë një përparim të madh në rajonin jugor të Arabisë Saudite pas një operacioni të madh në rajonin al-Dahrah të provincës Naxhran dhe situata nuk mund të kthehet prapa. Ansarallah mori kontrollin në disa zona brenda provincës Naxhran pasi ndërmori veprime kundër forcave pro-Hadit dhe aleatëve të tyre përgjatë kufirit Jemen-Arabi Saudite. Operacioni përkoi me sulmin raketor të Ansarallah kundër objektit të naftës Aramco në qytetin port të Xheddas javën e kaluar. Forcat e Ansarallah përdorën një raketë të re Kuds-2 kundër objektit të naftës së Arabisë Saudite. Ndërsa ky sulm nuk kishte madhësinë e sulmit të verës së vitit 2019 ndaj kompanisë saudite Aramco që dërgoi valë shock-u në të gjithë vendin, sulmi i Ansarallah javën e kaluar kishte për qëllim të demonstronte evolucionin e potencialit ushtarak të lëvizjes dhe veçanërisht faktin që gjashtë vjet luftë e një koalicioni të përbërë nga disa fuqi ushtarake perëndimore nuk arriti asgjë kundër Rezistencës së Jemenit. Është e tmerrshme për kampin përballë, por është jashtëzakonisht e vërtetë ".

 

Tags