Dhjetor 03, 2020 13:42 Europe/Tirane
  • Al-Xhazira: Arabia Saudite dhe Katari synojnë t’i japin fund mosmarrëveshjeve

Kanali televiziv Al Xhazira ka njoftuar për mundësinë e arritjes së marrëveshjes së Arabisë Saudite dhe Katarit për t’i dhënë fund mosmarrëveshjeve rreth 4 vjeçare të tyre dhe kështu mund të marrë fund edhe kriza e Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik.

Kanali televiziv Al Xhazira të enjten duke cituar burime të informuara, vuri në dukje vizitën e fundit të Jerad Kushner, këshilltarit të lartë të presidentit amerikan Donald Trump, në Arabinë Saudite dhe Katar dhe ka shkruar: “Kushner në turneun e tij rajonal u takuar me princin e kurorës së Arabisë Saudite në Riad dhe me Emirin e Katarit në Doha”.

Gazeta amerikane “New York Times” gjithashtu ditën e enjte në një raport të saj ka shkruar se qeveria e Trump ka kërkuar nga Arabia Saudite që të hapë hapësirën ajrore të saj për linjat ajrore të Katarit.

“New York Times” duke cituar një burim diplomatik, ka shtuar: “Kushner, këshilltari i lartë dhe dhëndëri i Donald Trump dhe funksionarët e tjerë të Shtëpisë së Bardhë ditën e merkur në takimin me liderët e Katarit në Doha, kanë shqyrtuar ndryshimin e rrugës së linjave ajrore të Katarit nga hapësira qiellore e Iranit në hapësirën ajrore të Arabisë Saudite”.

Kushner javën e kaluar në Shtëpinë e Bardhë është takuar edhe me ministrin e jashtëm të Kuvajtit. Kuvajti është një prej faktorëve kryesor të përpjekjeve për zgjidhjen e krizës 3 vjeçare mes Katarit dhe vendeve të tjera të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik.

 

Tags