Dhjetor 03, 2020 13:57 Europe/Tirane
  • Ambasadori i Iranit në Jemen: Deri kur duhet të vazhdojë agresioni ushtarak kundër Jemenit?

Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Jemen ditën e mërkurë me anë të një mesazhi në Twitter, duke publikuar statistikat e agresionit ushtarak të koalicionit saudit kundër Jemenit, ka shkruar: “Deri kur duhet të vazhdojë agresioni ushtarak kundër Jemenit?!”

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Hasan Irlu ka shkruar: “2381 gra të martirizuara, 2780 gra të plagosur, 3790 fëmijë të martirizuar, 4089 fëmijë të plagosur, 16879 civilë të vrarë, 26203 civilë të plagosur, 4.168.301 persona të shpërngulur nga shtëpitë e tyre dhe 606.694 familje të shpërngulura nga vendbanimet e tyre për shkak të bombardimit të qyteteve, fshatrave, shtëpive, shkollave dhe qendrave shëndetësore gjatë gati 6 vite luftë!!!”.

Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Jemen në vazhdim duke paraqitur këtë pyetje se deri kur do të vazhdojë ky agresion ushtarak?, ka shkruar: “Mirëpo populli ngadhënjimtar i Jemenit po qëndron dhe reziston”.

Ekspertët kombëtar të Jemenit ditën e mërkurë kanë publikuar një raport në lidhje me sasinë sulmeve dhe agresionit ushtarak të koalicionit saudit dhe shkatërrimet e shkaktuara nga sulmet e këtij koalicioni gjatë pesë viteve të kaluara dhe kanë deklaruar: “Mbi 16 mijë civilë jemenas janë vrarë gjatë këtij agresioni ushtarak”.

Vlen të theksohet se shtetet aleate të Arabisë Saudite në këtë luftë pasi e panë se kjo luftë nuk ka kurrfarë rezultati, gradualisht kanë tërhequr veten nga koalicioni agresor i Arabisë Saudite dhe aktualisht vetëm Emiratet e Bashkuara Arabe për shkak se kanë qëllime pushtuese dhe lakmitare të veçanta të tyre në Jemen, po vazhdojnë praninë ushtarake të tyre në këtë agresion deri më sot.

Ky agresion ushtarak deri më tani përveç vrasjes dhe plagosjes së dhjetëra mijëra jemenasve dhe gjithashtu shpërnguljen e miliona qytetarëve dhe shkatërrimin në nivel të gjerë të objekteve të infrastrukturës së Jemenit dhe krijimin e krizës së urisë dhe sëmundjeve epidemike në këtë vend; nuk ka pas kurrfarë rezultati për shtetet agresore.

Tags