Dhjetor 03, 2020 14:05 Europe/Tirane
  • Nënshkrimi i memorandumit të Bahrejnit dhe Tel Avivit, një tradhti tjetër ndaj popullit të Palestinës

Bahrejni në kohën kur ka ndaluar hyrjen e qytetarëve të disa vendeve islame si Iranit dhe Katarit në territorin e vet, sot (të enjten) ka nënshkruar një memorandum me regjimin anti-arab dhe anti-islam sionist për bashkëpunim në sektorin e turizmit.

Agjencia e lajmeve IRNA duke cituar burime bahrejnase të informimit, ka shkruar se ky memorandum bashkëpunimi është nënshkruar gjatë vizitës së Zajed bin Rashid Al-Zjanij, ministri i industrisë, tregtisë dhe turizmit të Bahrejnit në Tel Aviv.

Farkesh Kuhin, ministri i turizmit të regjimit sionist, ishte pala sioniste e nënshkrimit të këtij memorandumi i cili është nënshkruar gjatë një ceremonie në një prej hoteleve të qytetit të pushtuar Kods.

Agjencia e lajmeve të Bahrejnit ka shkruar se hapja e portave të Bahrejnit për sektorin e turizmit të regjimit sionist mund të bëhet shkak për aktivizimin më të madh të zhvillimit të turizmit mes të dy palëve dhe sipas pretendimit të Al-Zijanij, kjo punë do të jetë në kuadër të interesave të përbashkët të Manames dhe Tel Avivit.

Ndërkohë ministri i turizmit të regjimit sionist gjithashtu ka thënë se bashkëpunimi mes të dy palëve në këtë fushë mund të hapë horizonte të reja për bashkëpunim më të madh mes të dy palëve.

Tags