Dhjetor 04, 2020 14:51 Europe/Tirane
  • Lëvizja për Bojkotimin e Izraelit: Njohja zyrtare e produkteve izraelite është krim lufte

Lëvizja Botërore për Bojkotimin e regjimit sionist dhe anulimin e investimeve në Izrael (BDS) ka deklaruar se njohja zyrtare e produkteve izraelite nga ana e Bahrejnit është pjesëmarrje në krimet e luftës së kryer nga armiku sionist kundër popullit të Palestinës.

Qendra Informative e Palestinës njoftoi se Mahmud Al-Navaxhi’a, koordinator i Lëvizjes Botërore për Bojkotimin e regjimit sionist ditën e premte në reagim ndaj deklaratave të Zajed bin Rashid Al-Zijani, ministri i tregtisë dhe turizmit të Bahrejnit, deklaroi: “Kolonitë sioniste të ndërtuara në territoret e pushtuara palestineze nga viti 1967, janë të paligjshme dhe shfrytëzimi i produkteve të prodhuara në këto koloni sioniste është gjithashtu i paligjshëm”.

Mahmud Al-Navaxhi’a shtoi: “Deklaratat e ministrit bahrejnas tregojnë kulmin e varësisë dhe dorëzimit të regjimit Al Khalifa të Bahrejnit para qeverisë aktuale të Amerikës dhe regjimit sionist”.

Ndërkohë Sami Abu Zahri, anëtar i lartë i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas), gjithashtu ka dënuar deklaratat e ministrit të tregtisë dhe turizmit të Bahrejnit për qëllimin e këtij vendi për të blerë produkte të prodhuara në kolonitë sionist dhe ka thënë: “Deklaratat e ministrit bahrejnas janë shkelje e hapur e ligjeve ndërkombëtare dhe tregojnë rënien dhe dekadencën e atyre dhe pozicionimin në radhët e pushtuesve sionist kundër Palestinës”.

Tags