Dhjetor 04, 2020 15:05 Europe/Tirane
  • Zgjidhja e krizës së Katarit nuk ka lidhje me normalizimin e marrëdhënieve me regjimin sionist

Ministri i punëve të jashtme të Katarit ka theksuar se zgjidhja e krizës së Katarit me vendet arabe të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik, nuk ka kurrfarë lidhje me normalizimin e marrëdhënieve të disa shteteve arabe me regjimin sionist.

Kanali televiziv Al Xhazira njoftoi se Muhamed bin Abdurrahman Ale Thani, ministri i punëve të jashtme të Iranit, ditën e premte deklaroi se është optimist për zgjidhjen e krizës së Gjirit Persik, mirëpo të gjitha problemet nuk zgjidhen gjatë një dite.

Ministri i jashtëm i Katarit shtoi: “Çfarëdo lloj alternative për zgjidhjen e krizës së vendeve rreth Gjirit Persik, duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe duhet të ruhet uniteti i vendeve rreth Gjirit Persik. Ne jemi optimist se punët do të shkojnë në rrugën e duhur dhe të drejt, mirëpo nuk mund të parashikohet se ky veprim të bëhet me shpejtësi ose që kjo krizë të zgjidhet plotësisht”.

Doha gjithnjë ka theksuar nevojën për zgjidhjen e krizës së Gjirit Persik nëpërmjet rrugës së dialogut dhe pa vendosur kurrfarë parakushti, gjë që Kuvajti dhe Omani po bëjnë përpjekje për të çuar përpara këtë politikë duke ndërmjetësuar në këtë proces.

Tags