Dhjetor 04, 2020 15:14 Europe/Tirane
  • Jordania thekson formimin e shtetit të pavarur të Palestinës me kryeqytet Kodsin e shenjtë

Ministri i punëve të jashtme të Jordanisë ka theksuar formimin e shtetit të pavarur të Palestinës me kryeqytet Kodsin e shenjtë.

Agjencia e lajmeve PETRA njoftoi se Imen Al-Safdi, ministri i punëve të jashtme të Jordanisë, ditën e enjte në takim me Gabi Ashkanazi, ministrin e jashtëm të regjimit sionist, deklaroi: “Regjimi sionist duhet t’i japë fund të gjitha veprimeve të cilat shkatërrojnë rastet për realizimin e paqes së drejtë në bazë të alternativës për krijimin e dy shteteve, sepse kjo është një domosdoshmëri rajonale dhe ndërkombëtare”.

Al-Safdi theksoi: “Kjo alternativë duhet të rezultojë në formimin e shtetit të pavarur të Palestinës me kryeqytet Kodsin e pushtuar dhe pastaj populli i Palestinës në bazë të ligjeve dhe të të drejtave ndërkombëtare dhe planit arab për paqe, do të jetojë në siguri dhe paqe”.

Ky funksionar jordanez gjithashtu tha: “Të gjitha veprimet tensionuese të sionistëve në Bejtul-Aksa duhet të përfundojnë dhe duhet të respektohet statusi ligjor dhe historik ekzistues i këtij qyteti dhe regjimi sionist si një pushtues, duhet t’i zbatojë zotimet e veta. Jordania do të vazhdojë përpjekjet e veta për të mbrojtur identitetin arab-islam dhe të krishterë të Kodsit të shenjtë dhe simboleve të shenjta të Palestinës”.

Tags