Dhjetor 04, 2020 15:40 Europe/Tirane
  • Agresorët sauditë gabimisht bombardojnë mercenarët e tyre

Avionët luftarakë të koalicionit agresor të Arabisë Saudite përsëri në mënyrë të gabuar kanë bombarduar forcat mercenare të këtij koalicioni dhe forcat e qeverisë së presidentit në dorëheqje Mansur Hadi të Jemenit.

Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se të premten në mëngjes gjatë sulmeve të avionëve luftarakë të koalicionit agresor të Arabisë Saudite në rajonin Raghuan në provincën Meareb, janë vrarë dhe plagosur një numër i madh i forcave të Mansur Hadi, presidentit në dorëheqje të Jemenit.

Burimet lokale të Jemenit gjithashtu kanë njoftuar se është dëgjuar një shpërthim i madh në bazën ushtarake “Tedavin” të forcave mercenare të koalicionit saudit në Meareb.

Organizata për të drejta të njeriut “SAM” së fundi në një raport të saj ka deklaruar se në pesë vitet e kaluara avionët luftarakë të koalicionit agresor saudit 63 herë kanë bombarduar pozicionet e forcave të Abderabeh Mansur Hadi, presidentit në dorëheqje të Jemenit i cili mbështetet nga Arabia Saudite.

Sulmet ajrore të koalicionit saudit kundër pozicioneve të forcave mercenare saudite kryesisht janë kryer në rajonet e provincave Meareb, Al-Xhuf dhe Nihem.

 

Tags