Dhjetor 27, 2020 13:50 Europe/Tirane
  • Numri i sionistëve të infektuar me virusin Korona shkon mbi 398 mijë persona

Statistikat më të fundit të personave të infektuar me virusin Korona në territoret e pushtuara ka kaluar shifrën 398 mijë persona.

Faqja informative Al Nashre njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 1900 raste të reja të personave të infektuar me virusin Korona në mesin e sionistëve dhe numri i përgjithshëm i sionistëve të infektuar me virusin Korona ka shkuar në 398.112 persona.

Ndërkohë numri i të vdekurve nga virusi Korona në territoret e pushtuara ka shkuar në 3.203 persona. Më parë njësia e inteligjencës ushtarake të regjimit sionist ka zbuluar se ky regjim për herë të parë nga aspekti i numrit të vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në proporcion me numrin e popullsisë, ka shkuar më lartë se sa Amerika dhe pavarësisht futjen në karantine të plotë të territoreve të pushtuara, virusi Korona po vazhdon të përhapet në mënyrë shumë të rrezikshme.

Tags