Dhjetor 29, 2020 13:37 Europe/Tirane
  • Një izraelit vdes pas marrjes së vaksinës kundër Koronas

Një person 75 vjeçar në territoret e pushtuara, pas marrjes së vaksinës kundër virusit Korona, ka humbur jetën.

Gazeta izraelite “Jerusalem Post” ka njoftuar se një persona izraelit pasi ka marrë vaksinën kundër virusit Korona, ka pësuar infarkt në zemër dhe ka humbur jetën.

Ministria e shëndetësisë së regjimit sionist ka konfirmuar vdekjen e një personi 75 vjeçar në territoret e pushtuara, ndërsa ka thënë se ky person dy orë pasi kishte marrë vaksinën kundër virusit Korona, ka vdekur si pasojë e një infarkti në zemër.

Drejtori i përgjithshëm i ministrisë së shëndetësisë së regjimit sionist ka thënë se ky person edhe më parë vuante nga disa sëmundje dhe në të kaluarën ka pasur sulme në zemër.

Autoritetet e regjimit sionist gjithashtu kanë pretenduar se analizat e para nuk kanë treguar ndonjë lidhje mes vdekjes së këtij burri dhe vaksinës kundër Koronas, mirëpo dyshimet vazhdojnë të paraqiten për çdo ditë e më shumë në lidhje me efektin e vaksinës kundër virusit Korona te persona të ndryshëm.

Tags