Dhjetor 29, 2020 20:03 Europe/Tirane
  • Rrëzohet droni izraelit, sionistët të tmerruar

Pasi Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut zbuloi në 27 dhjetor praninë në arsenalin e tij të një pajisje misterioze të përshtatshme për mbrojtjen e qiejve të Libanit jugor, një pajisje e aftë për luftën elektronike, për të hakuar sistemin e kontrollit dhe të komandimit të dronëve të armikut, ushtria sioniste sapo ka njoftuar se ka humbur “një nga dronët e saj” në Izraelin verior.

"Incidenti" ndodhi në vendbanimet e Nahal, në veri të Palestinës së okupuar, jo shumë larg Galiles, qielli i të cilit u infiltrua një muaj më parë nga një ose më shumë dronë Mohajer-6 të Hezbollahut atëherë kur Izraeli po mbante një stërvitje të madhe ushtarake, të quajtur  Lethal Arrow (Shigjeta vdekjeprurëse). Padyshim, dhe sipas rrëfimit të ushtrisë izraelite, "një problem teknik ishte në zanafillën e incidentit" i cili "nuk do t'i bënte shumë dëm dronit në fjalë", "mbeturinat e të cilit u mblodhën" nga forcat e ushtrisë, që do të thotë se "nuk ka nevojë të shqetësohemi për rrjedhjet e informacionit". Arab48, i cili raporton informacionin, dëshiron të jetë më qetësuesi që ekziston, por kolonët e Nahal-it kanë probleme ta besojnë atë, veçanërisht kur hasin, për shembull, në fjalët e ushtarakut izraelit, Gershon Hacohen. Ish-komandanti i akademive ushtarake të IDF, i bëri thirrje ushtrisë izraelite, ndoshta pak me vonesë, të miratojë një strategji të re për të qenë në gjendje të përballet me 4 sfida me të cilat nuk është në gjendje të përmballet tani: "Irani dhe aleatët e tij", ndërsa po afrohet perspektiva e një konfrontimi të gjithanshëm. Oficeri i lartë rendit të gjitha të metat: "Breshëria e zjarrit balistik e cila konsiston në lëshimin e raketave kundër frontit të brendshëm për disa ditë. Kjo breshëri zjarri do të shkojë paralel me një mur anti-balistik që Irani tashmë ka instaluar në kufijtë e Sirisë me Libanin e Jugut dhe të cilin Hezbollah deklaron tashmë se e posedon, siç e pranoi Nasrallah. Objektivi është i qartë: breshëria e zjarrit synon ta shtyjë Izraelin të bëjë lëshime përndryshe valët e raketave mund të vazhdojnë. Forcat Ajrore nuk do të bëjnë asgjë pasi që janë paralizuar nga humbja e infrastrukturës. Koncesionet do të jenë poshtëruese, dorëzimi i rajoneve Shebaa, Kaxhar, madje edhe Golan dhe e gjithë kjo për të kapërcyer procesin e normalizimit me vendet e moderuara. Dhe në këtë kontekst, dikush pyet veten nëse këto vende të moderuara që Izraeli dëshiron të nxisë kundër Iranit dhe aleatëve të tij, a do vazhdojnë të qëndrojnë në anën e Izraelit? " Një hap nga reagimi i pamëshirshëm i Rezistencës, gjenerali sionist, Yitzhak Brick u rishfaq: Ai shërbeu për një kohë të gjatë në sektorin e ankesave të ushtrisë izraelite,dhe i di në detaje të metat vdekjeprurëse që ai nuk heziton t'i zbulojë. "Ne e njohim veçanërisht këtë term "unaza balistike" që Irani, thotë ai, "krijoi rreth Izraelit nga Veriu në Jug, dhe kjo, gjatë gjithë viteve ku forca ajrore izraelite me budallallëk vazhdoi të godiste Sirinë, duke besuar se mund të dëbonte Iranin dhe Hezbollahun ". Brick tani e sheh në prag të derës rrezikun e zhdukjes, ndërsa fronti balistik anti-Izraelit tani shtrihet nga Libani, Siria dhe Gaza, në Detin e Kuq ku Ansarallah është i paduruar për të bërë një demonstrim të forcës për të gjithë anti-sionistët e botës. Në një artikull të fundit, ky ish gjeneral rezervë dha informacione me interes të veçantë mbi njësitë e zjarrit balistik të Rezistencës, për hidhërimin e një Aviv Kochavi i cili kohët e fundit notoi kundër rrjedhës, kur pohoi se "ushtria e tij ishte gati për t'u përballur me të gjithë skenarët ". Brick bëri një pohim të tillë: "Ushtria izraelite nuk është gati për Luftën e Madhe, pasi ajo e ka lodhur veten në beteja të vogla "pasi që ky ishte qëllimi i Iranit dhe aleatëve të tij për ta shtyrë atë në ushtrime ushtarake të cilat i kushtojnë "forcën e saj, modernizimin e saj dhe pastaj shumë para": "Izraeli është i rrethuar nga një arsenal i fuqishëm me mbi 200,000 raketa, mijëra prej të cilave janë raketa me precizion të lartë, si ato që goditën instalimet e naftës së Arabisë Saudite," shkroi ai në memon e tij vetëm disa orë para se sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut njoftoi dyfishimin e arsenalit të raketave me precizion të lartë të Rezistencës Libaneze në vitin 2020, çka në parim duhet ta detyrojë Brick të tregojë shifrën 400,000 në vend të 200,000. Dhe Brick shtoi: "Këto raketa, të përhapura në të gjithë Rripin e Gazës, Libanin jugor, Jemenin, Irakun dhe Sirinë, na rrethojnë për të synuar vendet strategjike të Izraelit, termocentralet, uzinat e shkripëzimit, bazat ajrore dhe tokësore të ushtrisë, portet që janë rrugët tona të daljes në botën e jashtme dhe e gjithë kjo është pjesë e infrastrukturës ekonomike izraelite dhe bën që të funksionojë gjithçka që kemi në funksion të institucioneve shtetërore. Dhe në kundërshtim me atë që argumentojnë ekspertët tanë, një valë prej 10 raketash me precizion të lartë me të njëjtën cilësi si ajo e përdorur nga Ansarallah për të goditur Xheddah do të ishte më se e mjaftueshme! Ku mund t'i fshihnim qendrat tona nevralgjike, zonën tonë metropolitane të Ghush Dan, gjirin tonë të Haifas, qytetet tona të bukura të Beer-Sheva dhe vendbanimet tona dhe të tjerët? Askund! " “Ne e kemi lodhur veten në beteja të shumëfishta, dhe rrezikojmë të humbasim konfrontimin e madh që po afron: pa përgatitje, pa vizion. Mijëra raketa të qëlluara në objektiva në Siri që nga viti 2017 për të përzënë Iranin ishte vetëm një kurth që na vendosën iranianët dhe ne ramë brenda, duke humbur forcën, paratë dhe energjinë edhe pse armiqtë tanë u përqeshën. Sulmet e Forcave Ajrore Izraelite nuk mund të ndalonin projektin për prodhimin e raketave me precizion të lartë në Siri dhe Libanin Jugor dhe Hezbollahu i ka ato, ashtu si Asadi dhe Gaza. Një pjesë shumë e vogël e këtyre parave të humbura mund të ishin përdorur në frontin e brendshëm që liderët tanë e braktisën, për të forcuar sistemin e mbrojtjes, sistemet tona të sulmit tokë-ajër dhe tokë-tokë, forcat tona kibernetike dhe shërbimet tona të inteligjencës", pohoi oficeri izraelit. Ai konkludon: "Fronti i brendshëm do të shënjestrohet në luftën e ardhshme, por zyrtarët politikë dhe të sigurisë e kanë injoruar atë plotësisht për vite me radhë, është një neglizhim i qartë që do të rezultojë në një taksë të rëndë për izraelitët, infrastrukturën dhe për ekonominë e Izraelit".

 

Tags