Janar 03, 2021 13:29 Europe/Tirane
  • Turistët izraelitë trafikojnë drogë në Emiratet e Bashkuara Arabe

Disa media arabe kanë njoftuar për trafikimin e drogës dhe lëndëve narkotike nga turistët izraelitë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se kanali 12 i televizionit të regjimit sionist ka deklaruar se rreth 8000 turistë izraelitë kanë shkuar në Dubai për festën e Vitit të Ri 2021 dhe me dhjetëra persona prej tyre kanë trafikuar hashash dhe lëndë të tjera narkotike në këtë vend duke i futur ato brenda pakove të cigareve dhe në këpucët e tyre.

Sipas ligjeve të Emirateve të Bashkuara Arabe, mbajtja dhe trafikimi i lëndëve narkotike mund të rezultojë me dënim me burg deri në 20 vjet dhe në disa raste ky lloj trafikimi mund të rezultojë edhe me dënim me ekzekutim me vrasje. Ky kanal televiziv i regjimit sionist më parë ka njoftuar për shndërrimin e qytetit të Dubait në një qytet të korrupsionit dhe prostitucionit nga turistët izraelitë. Kanali 13 i televizionit të regjimit sionist gjithashtu në një raport të tij vuri në dukje shndërrimin e qytetit të Dubait në një qytet të korrupsionit dhe prostitucionit dhe ka njoftuar interesimin e madh të izraelitëve për të udhëtuar në këtë qytet duke thënë se Dubai është shndërruar në kryeqytetin e shitjes së trupit në botë. Mediat izraelite gjithashtu kanë raportuar se turistët izraelitë po bëjnë edhe vjedhje të ndryshme nga hotelet e Dubait.

Tags