Janar 03, 2021 14:16 Europe/Tirane
  • Mbi 240 izraelitë infektohen pasi marrin vaksinën kundër Koronas

Mediat izraelite kanë njoftuar për infektimin e 240 personave me virusin Korona pasi kishin marrë vaksinën kundër këtij virusi.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se në fund të dhjetorit të vitit 2020, në territoret e pushtuara ka filluar procesi i gjerë i vaksinimit dhe në këtë proces kryeministri dhe presidenti i regjimit sionist kanë marrë dozat e para të vaksinës kundër virusit Korona.

Kjo është në kohën kur kanali 13 i televizionit izraelit ka raportuar se në mesin e personave që kanë marrë vaksinën kundër virusit Korona, 240 persona menjëherë pas marrjes së vaksinës kundër Korona, kanë dal pozitiv në testin për virusin Korona dhe konsiderohen transmetues të virusit.

Duke marrë parasysh faktin se vaksina kundër virusit Korona ka nevojë për kohë më të gjatë për prodhimin e antitrupave kundër virusit Sars dhe Covid-19 dhe ka nevojë për injektimin e dy dozave, me injektimin e vaksinës së dytë 21 ditë pas injektimit të vaksinës së parë, akoma ekziston rreziku për infektim me virusin Korona.

 

Tags