Janar 04, 2021 13:58 Europe/Tirane
  • Al-Khazali: Iraku po shndërrohet në një zjarr kundër pushtuesve

Sekretari i përgjithshëm i lëvizjes “Asaib Ehle Al-Hak” të Irakut ka theksuar se Iraku është shndërruar në një zjarr kundër pushtuesve amerikanë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Shejkh Ghejs Al-Khazali ditën e hënë në një fjalim televiziv me rastin e njëvjetorit të martirizimit të komandantëve të gjeneral Kasem Sulejmani dhe Abu Mahdi dhe Al-Muhendis, duke vë në dukje luftës dhe sakrificën e tyre në luftën kundër terrorizmit dhe fitoren kundër terrorizmit, deklaroi: “Ngjarja e martirizimit të këtyre dy burrave të mëdhenj, është një ngjarje historike dhe përcaktuese ndërsa efektet dhe begatitë e kësaj ngjarje do të vazhdojnë. Donald Trump me krimin e kryer në aeroportin e Bagdadit, synonte ta thyente rezistencën në botë dhe Irak dhe të fitojë mbështetjen e lobit sionist për të fituar mandatin e dytë presidenciale, por që ka dështuar tërësisht në këtë drejtim. Trump me krimin e kryer në aeroportin e Bagdadit dëshironte të stabilizojë mbetjen e forcave të tij në Irak, mirëpo që ka dështuar edhe në këtë drejtim, për arsye se aktualisht Iraku u shndërruar në një zjarr kundër pushtuesve amerikanë. Amerikanët kurrë nuk kanë qenë mbrojtës së sigurisë së Irakut dhe ai që mendon një gjë të tillë, është plotësisht në iluzion sepse brengosja e sigurisë së Amerikës është vetëm siguria e regjimit sionist”.

Tags