Janar 05, 2021 14:54 Europe/Tirane
  • Barham Salih: Iraku nuk duhet të bëhet vend nga i cili sulmohen vendet e tjera

Presidenti i Irakut deklaroi se vendi i tij nuk duhet të shndërrohet në një vend për luftimin e të tjerëve ose vend nga i cili kryhen sulme kundër vendeve të tjera.

Faqja informative Bagdad Today njoftoi se Barham Salih, presidenti i Irakut, ditën e martë (sot) në ceremoninë e njëvjetorit të martirizimit të gjeneral Kasem Sulejmani dhe Abu Mahdi Al-Muhendis, duke vlerësuar lartë pozitën e martirëve të rezistencës, ka theksuar rolin e rëndësishëm të tyre në luftën dhe fitoren kundër grupeve terroriste.

Barham vuri në dukje edhe zhvillimet më të fundit të brendshme dhe rajonale dhe tha: “Disa dëshirojnë që t’i fusin irakianët në konflikt të brendshëm dhe në një situatë të lodhshme të konflikteve duke kërcënuar kështu edhe strukturat shtetërore, mirëpo këto rrethana nuk duhet të vazhdojnë dhe të bëhen shkak për shkeljen e sovranitetit kombëtar të Irakut”.

Presidenti i Irakut duke thënë se Qeveria e Irakut vendimet e saj i merr në bazë të Kushtetutës, theksoi: “Sistemi i sovranitetit në Irak duhet ta mbajë veten larg çfarëdo lloj ndërhyrje të brendshme dhe veprime që janë në kundërshtim me pavarësinë e vendit duke bërë përpjekje për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, të garantojë pavarësinë e vendit”.

Vlen të theksohet se gjeneral Kasem Solejmani, komandanti i forcës Kods të Gardës Revolucionare të Iranit, dhe Abu Mahdi Al-Mahdi, zv/shefit të forcave popullore Hashd Sha’bi të Irakut, së bashku me 8 shoqëruesit e tyre, janë martirizuar më 3 janar të vitit 2020 gjatë një sulmi ajror të forcave agresore dhe terroriste amerikane në afërsi të aeroportit të Bagdadit në Irak.

Tags